", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/June/18/auto_185258_11624023001.jpg", "width": 900, "height": 900 } }

Dj Sardi rrëfen planet e së ardhmes me vajzën që i ka vjedhur zemrën

Dj Sardi është treguar gjithmonë paksa  i fshehur nga kamerat sa i përket jetës së tij personale.

Vetëm para disa kohësh na zbuloi portretin e vajzës që i mori zemrën dhe tanimë në Instagramet e tyre nuk mungojnë deklaratat e dashurisë.

Çifti ka një vit që bashkëjetojnë dhe duken shumë të lumtur.

Pak dië më parë,  Jonisa festoi ditëlindjen dhe Sardi ndau në Instagramin e tij një imazh, ku shiheshin të dy duke pozuar në bregun e detit.

“Gëzuar ditëlindjen gruaja që shpresoj ta kem gjithmonë krah vetes”,- ishte urimi i Sardit.

Teksa ishte i ftuar në “Pardon my french” ai foli rreth disa detajeve të tjera për lidhjen që ka me Jonisën dhe tha se kishte rreth 13 vite që e njihte, pra që në kohën kur të dy ishin gjimnazistë.

E ndërsa rreth planeve për një dasmë të mundshme së shpejti ai tha se: “Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, pasi dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes.

Do i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë."

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DJ SARDI (@sardi.shehu)