AUDIOPËRGJIMI/ Këshilltari: Do vijë edhe Rama, janë gjera politike, na vunë letrat përpara, e bëjnë për ta...

Një ditë para mbajtjes së “gjyqit publik” të orkestruar nga Partia Socialiste kundër kryetarit të Bashkisë së Vlorës, një audiopërgjim u publikua, ku një këshilltar i bashkisë e pranon se kërkesa ka qenë instruktim politik. Anëtari i këshillit bashkiak, emri i të cilit nuk u bë publik, thotë se ata nuk do të përfshihen në këtë luftë, por urdhrat kanë qenë të prera nga krerët e PS.

Nga syri TV

I plotë

Audio-përgjimi për Lelin

Biseda e plotë e këshilltari me një bashkëbisedues tjetër

Këshilltari: Ti sikur s’e di, këto janë gjëra politike dhe ne nuk duhet të ndërhymë në këto. Ne na e dhanë, lexoje për të firmosur, duhet firmosur dhe kaq!

Bashkëbiseduesi: Kush e kishte bërë apo…?

Këshilltari: E kupton ti tani! Tani ti e kupton si është situata që ata e bëjnë për ta hequr atë. Më vjen shumë keq s’doja të firmosja, unë me … kemi debatuar, por s’kemi ç’a bëjmë. Ata tani do marrin, domethënë do bëhet një mbledhje kshu shpejt e shpejt, mund të bëhet dhe të premten nuk e di s’na kanë dhënë asnjë informacion.

Bashkëbiseduesi: Edhe ç’a duan të bëjnë? Të bëjnë këtë si tip gjyqi publik?

Këshilltari: S’e di! Ne kemi debatuar nuk donim të firmosnim!

Bashkëbiseduesi: Ma merr mendja, afër mendjes është që të mos firmosni.

Këshilltari: Ai po punon nuk ka se s’ka punuar. Punët e këtyre si rrjedhin nuk e dim, po s’kemi ç’a të bëjmë në këto kushte jemi, ata i kanë gjërat politike. Ne s’kemi ç’a të bëjmë!

Bashkëbiseduesi: E kuptoj

Këshilltari: Kështu ne na vunë ato letrat përpara, kundërshtuam për t’i firmosur. Do bëhet dhe do jetë dhe kryeministri në mbledhje me 22 këshilltarët

Bashkëbiseduesi: Do vij dhe vetë Rama?

Këshilltari: Po, po, do vijë dhe Rama e kishim në letra. Përderisa e kishim të shkruar do jetë dhe do jetë urgjente.