U rikthye tek Juventus, flet Allegri: Do të gjeni një Allegri dy vjet më të...

Massimiliano Allegri kthehet pas 2 vitesh në stolin e Juventusit . Klubi e zyrtarizoi lajmin  përmes një postimi në rrjetet sociale. "Mirësevini në shtëpi Max – lexohet në postim. Allegri gjen  te Juve një stol që e njeh shumë mirë, një klub që e do dhe për të filluar një udhëtim të ri së bashku sot, drejt qëllimeve të reja ".

Ai ndodhet në Livorno, por mediat nuk kanë vendosur ta lënë të qetë dhe kanë tentuar t’i marrin një deklaratë të shkurtër.

Në ecje e sipër Allegri gjen kohën dhe bën shaka duke u përgjigjur me fjalët, ‘’Dita e Alegrit? Çfarë Alegri thoni, është dita e Armando Picchit’’, ky i fundit një ish-futbollist i Interit i cili ditën e sotme kishte përvjetorin e ndarjes nga jeta.

Ndër të tjera gazetarët e pyesin italian: ‘’Çfarë Allegri do të gjejmë? Dy vjet më të vjetër fatkeqësisht. Në të vërtetë, për fat të mirë (ndoshta për dy vite ka mësuar më shumë)," tha trajneri.

Ndërkohë Allegri pritet të jetë një rikthim i bujshëm në stolin e Juventusit, pasi bardhezinjtë duan vitet e lavdisë ku arritën të shkonin dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve nën drejtimin e 53 vjeçarit.