COVID-19/ Në Greqi humbin jetën 54 persona gjatë 24 orëve të fundit

Shënohen 1918 raste të reja me COVID në Greqi, ndërrojnë jetë 54 persona

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1918 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë 54 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me këtë sëmundje.

Sipas mediave greke, që prej fillimit të pandemisë në Greqi kanë ndërruar jetë 11641 persona.

Ndërsa numri i personave që po trajtohen në kujdes intensiv ka shkuar në 626.