FOTO/Rikthim në identitet: Juventus prezanton fanellën e re, do vishet nesër

Modelet nuk munguan, por tani është zyrtare. Juventus prezantoi fanellën e parë për sezonin 2021/22. Krahasuar me modelin aktual, vijat janë kthyer në klasike.

Skuadra juventine i është rikthyer fanellave klasike bardhezi, por me një ndryshim pa stemën e titullit në gjoks.

Lajmin e prezantimit të fanellave të Juventusit u publikua vetë nga klubi piemontez,  ku kanë pozuar: McKennie dhe De Ligt, por midis tyre janë edhe Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo, si dhe Bonucci, Rosucci, Gama, Girelli, Bentancur dhe Sembrant.

Fanella e re e zbuluar sot do të vishet nesër, në finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës.