Laçi mposht Tiranën dhe futet në garë për titullin kampion

Laçi merr një fitore të rëndësishme dhe futet në garë për titullin kampion.

Kurbinasit mposhtën me rezultatin 1-0 Tiranën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Gjuajtja e Mazrejkajt nga goditja e këndit në minutën e 66-të, e cila pas një devijimi nga Najdovski, përfundoi në rrjetë, i dha fitoren kurbinasve të Shpëtim Duros.

Një fitore e madhe kjo për bardhezinjtë të cilët tashmë e shikojnë veten në vendin e tretë me 60 pikë, 2 më pak se Partizani dhe Teuta që mbajnë kryesimin.