VIDEO/ Ja ku u vra Endri Mustafa, mori dy mesazhe para ekzekutimit

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 32-vjeçarit Endri Mustafa, në zonën e Livadheve në Shkodër.

SYRI TV sjell pamje nga vendi ku u gjet i pajetë 32-vjeçari. Siç shihet nga video, në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa shkon edhe ambulanca për të marrë trupin e pajetë.

Viktima rezultonte me precedentë penalë, pasi ishte arrestuar më parë për grabitje e fajde.

BW raporton se tre ditë më parë Mustafa mori dy mesazhe në celular në darkë për të dalë jashtë shtëpisë.

Dyshohet se ai nuk ka qenë me automjet, por vetëm. Ka qenë nëna e tij që ka bërë denoncimin për zhdukjen në polici.