Werder Bremen shkarkon trajnerin, rikthehet legjenda për të shpëtuar rënien nga Bundesliga

Werder Bremen ra në zonën e rënies nga Bundesliga të Shtunën. Shaff do të drejtojë ekipin në raundin e fundit dhe ku ndoshta do të jetë ndeshja për mbijetesë.

"Fatkeqësisht, pas ndeshjes me Augsburg, ne nuk jemi më të bindur se klubi mund të vazhdojë me Florian Kohfelt. Kështu që ne biseduam dhe vendosëm se ishte koha për t'i dhënë fund bashkëpunimit. Ne jemi ende të sigurt se Florian është një trajner i shkëlqyeshëm, por kemi rënë dakord të bëjmë ndryshime për të shmangur rënien. "Faleminderit Florian për gjithçka që ka bërë dhe ne i urojmë të gjitha të mirat", tha Frank Baumann, drejtori sportiv i Werder.

Kohfelt ka qenë trajner i Werder që nga tetori 2017 dhe e shpëtoi ekipin nga rënia sezonin e kaluar.

Trajneri i ri Schaff është një legjendë e klubit, dhe ai udhëhoqi Werder për 14 vjet deri në 2013, dhe në 2004 ai fitoi "kurorën e dyfishtë", dmth Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë.