Natën vonë në Mat, plagoset me armë një 85-vjeçar

Një i moshuar 85 vjeç në Mat është plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta mbrëmjen e së dielës.

Plagosja e tij është mësuar kur ai është dërguar në spital.

Policia tha se “në orët e vona të mbrëmjes së datës 16 maj 2021, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi D.H, rreth 85 vjeç, banues në Mat.

Në një ambient pranë banesës së tij , dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri”, njoftoi Policia.