Divorci më i përfolur i momentit: WSJ bën zbulime 'zjarr' për Bill Gates

Pas lajmit për divorcin e Bill Gates nga gruaja e tij Melinda, dalin në dritë disa detaje të jetës private të themeluesit të Microsoft. 

Në veçanti, "Wall Street Journal" raporton se Bill kishte një marrëdhënie që zgjati dhjetë vjet me një punonjëse dhe se kur doli lajmi, bordi i drejtorëve kërkoi dorëheqjen e Gates. 

Duket gjithashtu se Melinda dinte për propozimet "e turpshme" që burri i saj u bënte kolegeve të saj.

Në kompani flitej për një marrëdhënie "të papërshtatshme" midis Bill Gates dhe një punonjëse që zgjati më shumë se dhjetë vjet. 

Sipas "Wall Street Journal" ishte gruaja që i shkroi një letër menaxhmentit në 2019 dhe prej andej filloi një hetim i brendshëm që nuk mbaroi kurrë sepse Bill u largua nga Bordi në Mars 2020, duke shprehur se dëshironte të shpenzonte më shumë koha në filantropi. 

Punonjësa  madje kërkoi që letra të lexohej nga gruaja e atëhershme e Bill Gates, Melinda.

Këtë marrëdhënie e ka afirmur dhe zëdhënësi i Gates që duke folur për WSJ u shpreh se Bill  "kishte një marrëdhënie romantike gati 20 vjet më parë por që përfundoi miqësisht", por thekson se vendimi për t'u larguar nga Bordi "nuk ishte aspak i lidhur me këtë çështje". 

Në prill 2019 , Quartz publikoi një seri e-mail nga gratë punonjëse në Microsoft që u referoheshin historive të ngacmimeve seksuale dhe diskriminimit.

Në atë kohë, ekzekutivi i Microsoft Satya Nadella kishte njoftuar se kompania do të bënte ndryshime në trajtimin e ankesave të tilla.