Aksident me vdekje pas mesnate në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në Tiranë në zonën e Tiranës së Re. Viktima është R.K, 33 vjeç.

Policia tha se rreth orës 1:30, në rrugën “Sulejman Delvina”,  R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Një grup hetuesish janë duke punuar për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.