VIDEO/ U kapën në Ndroq me 1 kg kokainë, kush janë 2 bashkëpunëtorët e efektivit të RENEA-s

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur mbi arrestimin e tre personave, midis tyre edhe një efektiv policie, të cilët u kapën gjatë ditës së sotme me 1 kg kokainë.

Krahas efektivit Xhulio Liçi, bëhet e ditur se janë ndaluar edhe Dean Nimani 62 vjeç dhe Luan Gaçi, 42 vjeç, të cilët janë kapur në rrugën e Ndroqit me sasinë e kokainës.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "BARON"

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e   Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohet 1 kilogramnë e 88 gramë lëndë narkotike Kokainë.

Vihen në pranga tre persona.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme  kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve Specialistët e Seksionit për Hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "BARON", në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

L.G, 43 vjeç, banues në Vorë, XH.L, 28 vjeç (punonjës policie)  banues në Fier dhe D.N, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Mbi bazën e informacioneve të marra nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  në DVP Tiranë se shtetasit D.M dhe L.G, në bashkëpunim me njëri-tjetrin  merreshin me veprimtari kriminale  në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë,  dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës ,si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.

Në aksin rrugor  Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit , shtetasi XH.L dhe D.N, janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin L.G, me një pako lëndë narkotike Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekeustrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i  kaluan Prokurorisë  së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.