Në vëzhgim prej javësh/ Si u kap efektivi i RENEA-s tek transportonte 1 kg drogë

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i një efektivi të RENEA, gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Xhulio Liçi, i cili kishte rolin e transportuesit, ishte në hetim prej disa javësh, deri sa u ndalua në operacionin e drogës që çoi në sekuestrimin e 1 kg kokainë dhe arrestimin nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Aktualisht për ngjarjen mësohet se janë të shoqëruar më shumë se 3 persona, të cilët po merren në pyetje, midis tyre edhe punonjësi i policisë, i cili lehtësonte punën e transportit.