56-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në Vlorë

Një rast i rëndë i ngacmimit seksual ka ndodhur së fundi në qytetin e Vlorës.

Burime policore bëjnë me dije se një 14-vjeçare ka kallëzuar për ngacmim seksual një 56-vjeçar, i cili është vënë në pranga.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, thuhet në njoftimin e policisë.