Lela: Rama përdor diversionin e bashkëpunimit, për të ‘shpërdorur’ opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot nisi një tur nëpër rrethe, teksa në deklaratat e tij tha se Rama po tenton përçarjen e opozitës.

Gazetari Alfred Lela, në lidhje “Skype” në “Ora 19” në Syri TV me moderatorin Juli Krisafi theksoi se Rama e përdor si diversion bashkëpunimin me opozitën dhe kryesisht me Bashën.

“Në pamje të parë duket si diversion, që Rama e ka filluar herët, që gjatë fushatës. Kjo nuk e ka penguar në një farë mënyre perceptimin, bazuar kjo te marrëveshja e famshme e 17 majit, për një bashkëpunim të mundshëm. Por, në mendimet e mia, është më shumë në natyrën e diversioneve, që nuk janë hera e parë që Rama i përdor jo për të përdorur, por për të shpërdorur opozitën, që është Basha në rastin konkret”, deklaroi Lela.