Hamilton hyn në histori të F1, arrin kuotën e 100 'Pole Positions' në karrierë

Piloti britanik, Leëis Hamilton ka arritur një rekord të mahnitshëm në Formula One.

Hamilton arriti të sigurojë “Pole Position” në provat zyrtare të Barcelonës, gjë që e ka bërë edhe 99 herë të tjera.

Ky është “Pole Position” i 100-të në karrierën e Hamiltonit si pilot i F1. Hamilton arriti të kalojë me vetëm disa të mijtat e sekondës, pilotin holandez në formë, Max Verstappen i cili doli në vendin e dytë.

Hera e parë për Hamilton kur arriti në “Pole Position” ishte para 14 vitesh, në Grand Prix Canada, ku ishte gara e tij e gjashtë si pilot profesionist.