Atentati ndaj prokurorit/ Babai i Andi Malokut: Nuk kërkojm dëmshpërblim

Disa ditë më parë u bë publik lajmi i dalë nga gjykata, se familjarët e Andi Malokut, të riut që mbeti i vrarë në atentatin e 1 nëntorit 2019, në makinën e prokurorit Arjan Ndoj, kërkuan dëmshpërblim pasuror ndaj dy të pandehurve, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Në përfundim të seancës së sotme, babai i të ndjerit u shpreh se nuk është e vërtetë që ai të ketë kërkuar një dëmshpërblim të tillë.

“Ç’a dëmshpërblimi do kërkoj për djalin unë. Dëgjova në televizor dëmshpërblim, unë nuk kërkoj dëmshpërblim, ç’a dëmshpërblimi thoni”, tha babai i të ndjerit Andi Maloku.

Nga ana tjetër avokati i familjarëve të viktimës u shpreh se të gjithë po merren me dëmshpërblimin dhe lekët dhe nuk po merren me arsyen se pse i pranishëm në seancë për dhënien e masës së sigurisë ishte dhe vetë zëvendëskryeministri.

Gjithashtu ai u shpreh se media duhet të merret me faktin se përse çështja ka ardhur në gjykatë pa një motiv vrasjeje nga prokuroria dhe jo me lekët e dëmshpërblimit.