U përplas nga motori pasditen e sotme, ndërron jetë në spital 63-vjeçarja në Elbasan

Ka ndërruar jetë në spital, 63-vjeçarja që u aksidentua pasditen e sotme në Elbasan.

E ndjera Zymrie Aqifi, 63 vjeçe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve te marra.

63-vjeçarja u përplas nga një motor. Ndërkaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.