Paparacët e kapin sërish ‘mat’ me të dashurën, shpërthen Balotelli: Më lini të qetë

Dayane Mello nxiti thashetheme gjatë javëve të fundit me deklaratat e saj, të cilat u përforcuan me publikimi i të përjavshmes “Chi”, që kishte kapur modelen e bukur brazilian në shoqërinë e sulmuesit të Monza-s, Mario Balotelli.

Mirëpo kësaj here, ky i fundit ka ka vendosur të reagojë, duke mohuar lajmin, të cilin e ka cilësuar si një gënjeshtër.

Përmes një ‘Story’ në “Instagram”, sulmuesi italian deklaroi: “Pse Mario Balotelli nuk mund të ketë një mik, të hajë në shoqëri, të bëjë shaka apo të qeshë ose të kalojë kohë, kur menjëherë mendoni për çifte, seks, dasma? Por kaq mjafton! Më lini të bëj jetën time të qetë dhe paqësore. Mos më irritoni me historitë tuaja të rreme.”