Juventusi pritet të sakrifikojë Szczesnyn për Donnarumman

Juventusi mund të shesë Wojciech Szczesnyn këtë verë për të krijuar hapësirë ??për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, në Allianz Stadium.

Sipas gazetës Tuttosport, ka interesim nga Liga Premier dhe Bundesliga për ish-portierin e Arsenalit dhe Juventusi është i përgatitur të dëgjojë ofertat.

Me të ardhurat të reduktuara në minimum, një shitje mund të ndihmojë në financimin e një lëvizje për Donnarumman, por gazeta thekson nevojën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për të bindur portierin e Milanit.

Këtë fundjavë ata mund të dëmtojnë shpresat e Milanit për t’u kualifikuar në garën prestigjioze dhe kështu të ndihmojnë pozicionin e tyre, duke shpresuar të marrin portierin e Rossonerëve në një transferim falas këtë verë.

Drejtorët e Juventusit mund të zgjedhin të fitojnë kapital të mirë nga një shitje e Szczesnyt për të ndihmuar operacionin e komplikuar për Donnarumman.

Polaku është portieri më i paguar në Serie A me pagë prej 6.5 milionë euro dhe Juve nuk do të hezitojë të shesë për 20 milionë euro.