22 vjeçari vjedh 80.000 euro në Francë, i ndërton shtëpi babait në Kosovë

Një 22 vjeçar kosovar që jetonte në Strasburg të Francës është arrestuar pasi ka vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte.

Sipas mediave franceze i riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë që ka vjedhur i ka blerë babait të tij në Kosovë shtëpi dhe makinë.

22 vjeçari fillimisht kishte nisur punën si praktikant, para se të punësohej me kontratë.

Për tre vite me radhë, i riu ka vjedhur mbi 80,000 euro pa dijeninë e shefit të tij.

Vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave, duke bërë më pas rimbursime false.

Të vendosur në paraburgim përkatësisht për mashtrim dhe pastrim parash, djali dhe babai pranuan faktet.

 Përveç blerjes së një automjeti, ata thanë se i kishin përdorur paratë e vjedhura për të ndërtuar një shtëpi në Kosovë.