Finale britanike në Champions/ Chelsea eliminon Realin, përballje titanike ndaj Man Cityt
Manchester City – Chelsea është finalja e madhe e këtij sezoni në Champions League.
Skuadra londineze ka prerë një biletë për finale pasi mposhti 2-0 Real Madridin në stadiumin "Stamford Bridge”.
Timo Werner zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28-të, ndërsa me avantazhin e lehtë u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë të lojës, ishte Thibaut Courtois heroi i ‘Los Blancos’ i cili shpëtoi skuadrën e Zidanes disa herë nga golat.
Megjithatë, belgu pësoi gol në minutën e 85-të, kur Mason Mount shënojë edhe një herë tjetër për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.
Më 29 maj do të luhet finalja britanike në Champions Leagues mes Manchester City dhe Chelseas.