Lippi: Conte ka bërë një punë shumë të mirë, uroj që…

“Conte ka bërë një punë shumë të mirë, bravo Antonio. Uroj që Inter të vazhdojë përpara me atë dhe shpresoj se me 3-4 lojtarë të kompletojnë skuadrën dhe të bëjnë një Champions të bukur”.

Këto kanë qenë fjalët e Marcello Lippi, ish-trajner i Italisë, për TMW.

Në lidhje me luftën për Champions në Serinë A:

“Mungojnë katër ndeshje nga fundit, do të jenë vendimtare. Është një luftë entuziazmuese dhe gjithçka është e hapur. Këtë javë do të jenë dy ndeshje të rëndësishme: Juve-Milan për Champions-in dhee Benevento-Cagliari për mbijetesën. Mund të jenë vendimtare”, ka shtuar Lippi.

“Juventus, në Champions? Kjo varet nga ata”.