FOTO/ Pas ndarjes së bujshme nga Alex, Jennifer Lopez kapet mat me ish-partnerin Affleck

Këngëtarja e aktorja e famshme, Jennifer Lopez, dhe ish-i dashuri i saj Ben Affleck, po shihen gjithmonë e më tepër bashkë.

Burime pranë tyre kanë thënë se që prej ndarjes së këngëtares, ish-i i saj i ka qëndruar pranë duke u përpjekur ta bëjë të ndihet mirë.

Mediat e huaja shkruajnë se dyshohet se Affleck ka qenë edhe në shtëpinë e JLo në Los Angeles.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar u panë duke shkuar në lokalin në pronësi të këngëtares, por në makina të ndara.

Page Six raportoi se Lopez u pa për darkë me Rodriguez më 23 prill në Bel-Air, i njëjti vend ku shkuan për herë të parë në vitin 2017. Ajo ka një rezidencë prej 28 milionë dollarësh afër.

Burimet më pas deklaruan se Affleck u pa në të njëjtin hotel një ditë para se J.Lo të shihte A-Rod, më 22 prill, duke dalë nga një makinë e bardhë.

Megjithatë ende nuk ka asnjë të dhënë se mes dyshes ka diçka më shumë se miqësi.