Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Përshëndetje nga SH.M.U!

Sa i përket ditës së Diel masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi vendin tonë. Deri në orët e mesditës moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Gradualisht pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku vranësirat do të lënë vendin kthjellimeve.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.