Milan, gati super oferta për objektivin e Juventusit dhe Interit

Të gjithë të çmendur për Rodrigo de Paul.

Mesfushori i argjentinas i Udinese-s ndiqet prej kohësh nga Juventus dhe Inter, por tani duket se është gati të futet në garë edhe Milan-i.

Bardhezinjtë e vlerësojnë rreth 40 milionë euro, por milanezët do të provojnë t’ia ulin çmimin duke provuar të përfshijnë në operacion edhe disa lojtarë. Në listën e të sakrifikuarve janë Hauge, Pobega dhe Brescianini.

Lajmi raportohet nga Gazzetta dello Sport.