VIDEO/ Aksident i frikshëm në Moto GP, 8 herë kampioni i botës e pëson keq!

Marc Marquez po ndiqet nga fati i keq.

Ditën e sotme në pistën e Jerez në Spanjë po zhvillohen testet e lira para provave zyrtare dhe Marquez ka zbritur në pistë bashkë me pjesën tjetër të pilotëve.

Gjatë një xhiroje të shpejtë Marquez e ka çuar motorin e tij në limite dhe ka pësuar një aksident të frikshëm, që vjen vetëm disa ditë nga rikthimi në një garë zyrtare të Moto GP.

Pamjet e motorit tregojnë forcën e madhe të përplasjes, teksa lajmi i mirë është se Marquez është ngritur dhe ka shkuar me këmbët e tij në bokse. Mbetet të shihet gjendja e 8 herë kampionit të botës, teksa të gjithë janë të shqetësuar.