Përfundon numërimi/ Kandidoi për deputet me PD-në, ja sa vota ka marrë Gentjan Muça

Ka përfunduar zyrtarisht numërimi i votave preferenciale për kandidatët në qarkun e Tiranës.

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Gentjan Muça në Zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit kandidoi për deputet për Parlamentin e ardhshëm nën siglën e Partisë Demokratike, duke qenë numri “26” i kësaj liste.

Pas përfundimit të numërimit të votave për kandidat për deputet, mbrojtësi 33-vjeçar arriti të grumbullojë 2.026 vota nga qytetarët e qarkut të Tiranës.

Me këtë shifër Muça nuk arriti dot të thyente herësin dhe të bënte pjesë në Parlament.