Spanja do të zgjerojë hendekun midis dozave të AstraZeneca në 16 javë

Spanja do të zgjasë hendekun midis dozave të para dhe të dyta të vaksinës AstraZeneca për Covid në moshat nën 60 vjeç deri në 16 javë nga 12 që ishte, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

Zgjatja u jep autoriteteve më shumë hapësirë për të marrë frymë e për të përcaktuar se si të merren më mirë me udhëzimet e sigurisë për barnën, tha ministria.

Spanja,  fillimisht u dha vaksinën AstraZeneca, punonjësve thelbësorë të moshës 18-65 vjeç para se të kufizonte përdorimin e tyre në moshat mbi 60 vjeç passhqetësimeve rreth mpiksjes së gjakut tek të rinjtë.

Ky ndryshim provokoi një pasiguri të përhapur dhe bëri që disa njerëz në moshë të re që kishin marrë tashmë një dozë të parë ishin përjashtuar nga marrja e një të dyte.

Duke zgjatur intervalin midis dozave, autoritetet do të jenë në gjendje të vlerësojnë rezultatet e provave për përzierjen e vaksinave të ndryshme përpara se të vendosin nëse ato grupe do të marrin një dozë të dytë AstraZeneca ose të një vaksine tjetër, shpjegoi ministria