FOTO/ Ronaldo blen apartament për 7,2 milionë euro në Lisbonë, detajet u zgjodhën me kujdes nga e dashura e tij

Cristiano Ronaldo ka blerë apartamentin më të shtrenjtë në Lisbonë me një vlerë marramendëse prej 7.2 milionë eurosh.

Apartamenti 287 metra katrorë është ndërtuar në zemër të kryeqytetit Portugez, në Rua Castilh Street. Ndodhet në katin e 20-të të një blloku me 14 apartamente dhe ofron një pamje spektakolare 360 ??gradë të qendrës së qytetit.

Përveç dhomave të gjumit, apartamenti ka një banjo me xhakuzi dhe palestër, dhe ka një pishinë të brendshme me hidromasazh, si dhe një pishinë të hapur, një kinema dhe një sallë lojërash.

Por pa dyshim, xhevahiri është pishina "e pafund" e vendosur në tarracën e ndërtesës dhe që i përket apartamentit të Cristiano-s. Rreth tij, ka një pjesë për aktivitete argëtuese me një numër objektesh interesante.

Brendësia është  arreduar me zbukurime të zgjedhura me kujdes, dhe detajet më të vogla i detyrohen të dashurës së Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila i bashkoi ato sipas shijes së saj.