Kjo ishte loja me Covidin/ Ministrja e Arsimit: Të gjithë në shkollë javën tjetër

Loja me Covidin duket se mbaroi. Papritur Shqipëria duket se ka dalë nga situata kritike dhe qcverisë Rama nuk i shërben më kjo lojë.

Duke filluar nga java tjetër të gjithë nxënësit parauniversitarë duhet të kthehen në bangat e shkollës.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila ka njoftuar se që nga fillimi  javës tjetër të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, që përfshin klasën e parë në të 12 do të rikthehen në shkolla.

“Më në fund procesi mësimor nga klasa e parë në të 12 do të zhvillohet në shkollë, çdo ditë të javës, ndërkohë që të gjithë institucionet arsimore do jenë gati që në fillim të javës tjetër”, tha ministrja.