Treg i zi bomblash oksigjeni në Indi

Më shumë se 200.000 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Indi.

Kjo gjë ka ngjallur panik në popullatë, duke bërë që të krijohet një treg illegal për blerjen e bomblave të okigjenit.

Spitalet kanë mungesë bomblash oksigjeni, shtretërish, ventilatorësh dhe ambulancash, gjë që është reflektuar edhe në rritjen e numrit ditor të viktimave gjatë tri javëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë në vend, raportoi të mërkurën për 3,293 vdekje gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin total të vdekjeve në Indi në 201,187.

India renditet e katërta për numrin e viktimave nga covid-19 pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Meksikës.