Lufta për të thyer herësin në lista/ Ja sa vota i duhen Boçit, Kapllanaj dhe Fatmir Xhafaj

Subjektet politike e kanë përfunduar betejën e tyre elektorale, por vijojnë "ethet" e kandidatëve, ku ata që janë në pozicione jo fituese, u duhet të thyejnë herësin e listave të partive dhe për të qenë deputet në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Sipas KQZ, Luçiano Boçit në Elbasan i nevojiten edhe 922 vota për të thyer listën e PD. Ndërkohë që kanë mbetur edhe 85 kuti për numërim.

Agron Kapllanaj në Fier i nevojiten edhe 1949 vota për të thyer listën e PD. Kanë mbetur edhe 195 kuti.

Ndërsa Fatmir Xhafajt në Tiranë i nevojiten edhe 2766 vota për të thyer listën e PS. Kanë mbetur edhe 795 kuti për numërim.