VIDEO/ ‘Do hidhem për partinë’. Hipën në pemë, kërcënon se do i japë fund jetës

Një ngjarje e pazakontë është shënuar këtë pasdite në qytetin e Elbasanit.

Një person me probleme të shëndetit është ngjitur në një pemë në qendër të qytetit dhe ka kërcënuar se do të hidhet nga aty.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri.net, personi kërcënon duke tundur pemën se do të hidhet.

Më pas fillon dhe bërtet me të madhe: “Parti Enver, jemi gati kurdoherë. Po hidhem. Do hidhem, do vdes për partinë.”

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shumë persona, të cilët janë përpjekur ta bindin që të ulet.

Zbritja e tij është bërë vetëm pas ndërhyrjes së forcave zjarrëfikëse.