Pse nuk falënderon Rama edhe vigjilentët në Dibër e Elbasan?

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi rastin dhe postoi menjëherë një fotografi me Klodianin, të riun që arriti të bllokojë një shofer kamikaz që hyri në sheshin ‘Skënderbej’.

Duket paradoksale që policia nuk arriti të ndalonte shoferin e identifikuar si votues të sigurtë të PS-së, por e ndaloi një i ri.

Megjithatë ky nuk është rasti i parë. Edhe përpara pak ditësh, qytetarët arritën të neutralizojnë një person që kishte hyrë me thikë në një xhami, duke goditur besimtarët.

Jo vetëm kaq, por edhe në Elbasan dhe në Dibër, qytetarët kanë arritur të bllokojnë krimet zgjedhore.

Ligji ua njeh qytetarëve të drejtën për arrestime në flagrancë, dhe në mungesë të shtetit, njerëzit po marrin fatin e tyre në dorë.

Por përse po tregohet selektiv Edi Rama, dhe disa persona që ndalojnë krimin zgjedhor, i quan kriminelë dhe i arreston për pengmarrje, kurse të tjerët i lavdëron?

Kuptohet që shteti i tij ka ikur në drejtim të paditur, por fakt është se krimet zgjedhore janë po kaq të rrezikshme sa krimet më të rënda në vend.

Ato vrasin një vend të tërë.