Luan Rama nga Vlora: Ka përpjekje për manipulim të procesit nga përfaqësues të ‘Rilindjes’

Kandidati dhe drejtuesi politik i LSI në qytetin e Vlorës, Luan Rama në një konferencë për mediat ka akuzuar përfqësues të PS se po përpiqen të manipulojnë procesin zgjedhor.

Sipas Luan Ramës, përfqësues të PS dhe funksionarë publikë po presin që qytetarët të mbarojnë procesin e votimit dhe më pas të sigurohen për votën e tyre.

Kandidati i LSI ka denoncuar konkretisht përpjekjen për intimidimin e qytetarëve në disa shkolla të Vlorës “Rilindja” “24 Maj” dhe raste në Sarandë.

“Më lejoni që nga Vlora të ftoj qytetarët të shkojnë në votime dhe të shprehin verdiktin e tyre të pakushtëzuar nga askush.
Dua të evidentoj disa probleme kryesore që janë shfaqur në qarkun e Vlorës.

Në disa qendra votimi ka përpjekje nga përfaqësues zyrtarë, punonjës së administratës shtetërore apo funskionarë të ‘Rilindjes’ të cilët me listat e zgjedhësve në qendrat e votimit, bëjnë përpjekje për të orientuar apo për të kontrolluar qytetarët lidhur me votën e tyre.

Pasi qytetarët dalin nga procesi i votimit, përfaqësues të PS i presin jashtë qnedrës për t’u siguruar në lidhje me votën e tyre.
Është një përpjekje e dëshpëruar dhe ne kemi marrë masa në të gjitha qendrat e votimit duke i përzënë këta trafikantë apo patronazhistë që përpiqen të manipulojnë procesin e votimit”- tha Luan Rama.

Ai gjithashtu kërkoi nga KQZ që të kujdeset për praninë e siglave politike në qendrat e votimit.