Yuri Kim nga Shkodra: Sot është dita juaj, shkoni dhe votoni të lirë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar sot në Shkodër, ku ka vëzhguar nisjen e votimit në qendrën e votimit në shkollën “28 Nëntori”.

Znj. Kim përforcoi për gazetarët deklaratën se SHBA nuk mbështet asnjë parti politike apo kandidat, por mbështet të drejtën e shqiptarëve për të votuar.

Ajo ka ritheksuar, që qytetarët të dalin dhe të votojnë të lirë, duke shtuar që dita e sotme, u përket atyre.

“SHBA nuk mbështet asnjë parti politike apo kandidat, - tha ambasadorja, - por mbështesim të drejtën e qytetarëve shqiptarëve për të votuar. Kjo është dita juaj!”