Pajisjet për identifikimin elektronik nuk punojnë, komisionerët në Vlorë: Kthehemi te modeli i vjetër…

Teksa në të gjithë vendin prej 90 minutash ka nisur procesi i votimit të qytetarëve, dy janë llojet e problemeve të cilat kanë shkaktuar vonesa, e para paisjet e identifikimit elektronik të qytetarëve, dhe e dyta emrat e disa prej komisionerëve që nuk janë çuar nga KZAZ-të.

Kështu pas problemeve të raportuara në Gjirokastër dhe Tepelenë, në Selenicë të Vlorës bëjnë me dije burimet, në qendrat e votimit po bëhet identifikimi i zgjedhësve në mënyrë manuale.

Ky vendim është marrë nga vetë komisionetët, për shkak se nuk punonte paisja e identifikimit elektronik.