FOTO/ Forcat ‘Komando’ blindojnë ambasadat dhe institucionet e rëndësisë së veçantë në Tiranë

Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit, mbi 1200 forca policie do të angazhohen në terren, ndërkohë institucionet e rëndësisë së veçantë do të mbikëqyren nga forcat e ushtrisë.

Sipas fotove, ushtarakët janë dislokuar tanimë në institucione të rëndësisë së veçantë si dhe pranë njësive diplomatike në Tiranë.

“Është përgatitur dhe miratuar Urdhri i Përbashkët i Ministrit Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje nga sot ora 14:00 dhe deri ditën e martë, të 74 objekteve të rëndësishme shtetërore, nga forcat “Komando”, pasi 228 punonjës të policisë që sigurojnë këto objekte, do të angazhohen me detyrë për sigurimin e objekteve zgjedhore”, bënte me dije sot Albert Dervishi.