Pa bilanc dhe alternativë, Rama lajthit në Durrës: Ooooooo të djathtë

Në historinë politike shqiptare nuk është parë ndonjëherë që një kryeministër në detyrë, pas tetë vitesh në pushtet, të bëjë fushatë vetëm duke sulmuar, sharë dhe ofenduar kundërshtarin.

Nga qyteti i Durrësit, ku mbylli fushatën elektorale, Rama shfaqi zgjedhje të çuditshme, teksa disa herë bërtiste përpara turmës.

“Kush o komunist këtu, Milva? Klodi? Kush o komunist, se mos më thoni se është Juri komunist se dhe mund të jetë ky. Kush o komunist, Teri? Çela? Komunistin e keni në gjirin e Lalzit ooooo, oooo të djathtët e Durrësit,” bërtiti Rama.

“Të jesh një familje durrsak qytetare dhe t’i kesh rrënjët te tregtarët e Durrësit që shkonin në Itali dhe sillnin këto modën dhe të shkosh pas erës së derrave, ti mër vlla nuk je i djathtë, ke rrjedhur, i ke lëshuar pëllumbat”.

Në një moment përçartje, Rama tha se kishte parë në Porto Romano, lopë në përmasa krokodili dhe derra që i ishin dukur si dinosaur. Madje kishte parë edhe një derr që i kishte përcaktuar moshën 246 vjeç.

“Zonën e kancerit atje në Porto Romano, ku edhe derrat atje kishte harruar vdekja për t’i marrë. Ishin derrat nga 246 vjeç. Kam shku vetë, i kam pa vetë. Derra, derra që dukeshin si dinosaur, lopë që dukeshin si krokodila,” tha Rama.

Më pas ai sulmoi kreun e shtetit, të cilit i tha se duhej ta linte rakinë.

“O Like, Like, ta kisha thënë o lëre rakinë, o do të ta nxjerrin me zor, dhe është më keq kur ta nxjerrin me zor, se kur e lë vetë. Tani mos dil më, rri mirë aty ku je, shumë mirë e the, jam dakord me ty, ditën e diel do të jetë ditë feste, ditën e diel të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellat e historisë do të kthehen në lepuj, që të gjithë,” tha Rama.

Pastaj, njeriu që ka qeverisur me krimin për tetë vite, tha se ai është paqësor dhe kjo u duk qartë ditët e fundit.