VIDEO/ FNSH tentoi të bastisë shtabin e PD në Elbasan, përplasja me Gazment Bardhin

Një tjetër përplasje është shënuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mësuar në shtabin elektoral të Partisë Demokratike.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga SYRI TV, forcat e FNSH me pretekstin e kontrollit të një makine të parkuar pranë këtij shtabi, kanë kërkuar që të futen edhe në brendësi të shtabit.

Pikërisht në këtë moment, FNSH është ndaluar nga drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi, që nuk i ka lejuar të futen në ambientet e shtabit.

Ndiqni videon e mëposhtme: