", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/April/23/auto_profimedia-0597130950-725x4831619181253.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Zbulohet kur mund të shikojmë filmin 'Gucci' me Lady Gaga

Sipas faqes "IMDB", filmi i ri "Gucci", në të cilin rolin kryesor e luajnë ylli i popit Lady Gaga dhe aktori i Hollivudit Adam Driver, do të ketë premierën e tij më 24 nëntor 2021 në SHBA.

 

Gaga do të interpretojë Patricia Reagani, ish-gruaja e Maurizio Gucci, manjatit të modës italiane, burrit të parë të markës "Gucci", i cili kaloi 18 vjet në burg sepse punësoi një vrasës me pagesë për të vrarë ish-burrin e saj në 1995.

Patricia Reagani, e njohur në Itali si Zonja Gucci, përfundoi në burg në 1998 pasi u shpall fajtore për vrasjen me kontratë.

Ajo i pagoi vrasësit një shumë prej afro 300,000 eurosh për të vrarë ish-burrin e saj Maurizio Gucci, një multimilioner, pronar i perandorisë së modës Gucci.

Në film do të interpretojnë gjithashtu Robert Deniro, Salma Hayek, Jared Leto dhe Al Pacino.

View this post on Instagram

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)