U dëmtua në ndeshjen ndaj Andorrës, futbollisti shqiptar lë pas dëmtimin

Një ditë pas barazimit kundër Atalantës, Roma u kthye në fushë për seancën e sotme stërvitore në Trigoria, ku ra në sy kthimi i futbollistit shqiptar, Marash Kumbulla.

Mbrojtësi shkodran qëndronte jashtë fushave të lojës që prej datës 25 mars. Kumbulla ishte dëmtuar në gju në ndeshjen që Shqipëria luajti ndaj Andorrës dhe për këtë aryse iu desh të qëndronte jashtë fushave për rreth 1 muaj.

Gjithashtu tek Roma u kthyen edhe Smalling, El Shaaraëy dhe Spinazzola, ndërsa Zaniolo dhe Pedro po stërviten veçmas grupit.