Ceferin flet për 12 klubet: Po bëni një gabim të madh, mos i injoroni tifozët tuaj

"Tani do të doja të flisja për pronarët e 12 klubeve, dhe konkretisht disa klube angleze: zotërinj, ju keni bërë një gabim të madh".

Në fjalimin e gjatë të mbajtur në Kongresin e  UEFA-s, Presidenti Aleksander Ceferin, iu drejtua gjashtë klubeve të Premier League që morën pjesë në krijimin e Super League: "Disa do të thonë se ka të bëjë me lakminë, të tjerët për injorancën e kulturës angleze të futbollit. Nuk ka rëndësi. Ende keni kohë për të ndryshuar mendje. Tifozët anglezë meritojnë respekt. Dje mora një email nga një tifoz anglez, Trevor: ai mbështet Tottenhamin dhe disa vjet më parë ai më pyeti nëse mund t'i gjeja bileta për Champions League, sepse ai dhe familja e tij ishin tifozë të zjarrtë. Ne e bëmë atë. Po të lexonit letrën që ai më shkruajti dje, do të qani. Të gjitha qeveritë janë me ne, të gjithë tifozët janë me ne, të gjithë qytetarët janë me ne. Vetëm disa njerëz lakmitarë janë në anën tjetër. A do ta lëmë të na vjedhin futbollin? Jo, jini të sigurt. Ne nuk do ta lejojmë.