Merr flakë gjatë natës banesa në Tiranë

Një apartament është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme në kryeqytet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr, në banesën e shtetasit H. M., 34 vjeç. Sipas policisë  ka vetëm dëme materiale.

Pritet akti i ekspertimit të ekspertëve të MNZ-së, për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Ja njoftimi i policisë:

Informacion paraprake

Rreth orës 23:30, në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr, në banesën e shtetasit H. M., 34 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Pritet akti i ekspertimit të ekspertëve të MNZ-së, për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Lexo edhe: