Fenomenal! Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian

Akil Gjakova është përballur në finale të Kampionatit Evropian të xhudos me izraelitin, Tohar Butbul.

Gjakova arriti në finale ku mposhti zviceranin Nils Stump në një përballje të jashtëzakonshme.

Në finale, 25 vjeçari pati përballë Tohar Butbul në kategorinë -73 kilogramë.

Lufta ishte e ashpër teksa u desh “Golden Score” që të përcaktohej fituesi. Akili ishte më i vëmendshëm teksa fitoi me “wazari”.