Basha: Kudo ku shkoj e ndjej etjen e shqiptarëve për ndryshim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se kudo ku shkon për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ndjen dëshirën dhe “etjen” që kanë shqiptarët për ndryshim.

Një një intervistë me gazetarin Ilir Babaramo në "Report TV", Basha theksoi: “Fushata ime dhe ekipi im ka një program, i cili vjen si rezultat i kësaj etjeje p?r ndryshim. Çfarë do t? thotë kjo m? konkretisht? Kemi m? shumë se 4-5 vite q? i prekim problemet aty ku ndodhin, q? nga brenda shpive t? shqiptarëve, tek biznesi i vogël. Nga biznesi fason tek biznesi prodhues. Nga naftëtarët tek minatorët, tek fermerët, tek studentët, tek pedagogët, tek elita intelektuale, tek arti dhe kultura. Dhe n? bazë t? prekjes reale t? problemeve kemi formuluar zgjidhje reale t? këtyre problemeve. Ky ?sht? fakti.

Pyetja e vetme që shtrohet para shqiptarëve në këto zgjedhje është: a vazhdohet më edhe 4 vite të tjera kështu si këto 8 vite? Me premtime dhe tullumbace elektorale para zgjedhjeve dhe braktisje dhe shkohet në drejtim të kundër, siç ka shkuar ky kryeministër këto 8 vite. Apo ka ardhur momenti të ndryshojmë? Ajo që unë prek, është një etje për ndryshim që i ka bashkuar shqiptarët si rrallë herë edhe përtej bindjeve politike.

Nuk më mungojnë as faktet, as argumentet për t’ia rrëzuar poshtë propagandën e tij. Por kam zgjedhur mos t’i përgjigjem sepse konsideroj një nga detyrat e mia kryesore pas 25 prillit, vendosjen e një modeli të ri politik".