Hapet gara për titull në Bundesligë, Bayern barazon ndaj Union Berlinit
Bayern Munich nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në “Allianz Arena” ndaj Union Berlinit.
Goli i parë erdhi në minutën e 68 të ndeshjes, teksa talenti gjerman, Musiala realizoi për avantazhin e vendasve. Ingvartsen barazoi shifrat në minutën e 86-të, duke mbyllur me një pikë këtë takim.
Pas këtij barazimit, hapet gara për titull në Bundesliga. Bayerni ende kryeson me 65 pikë, i ndjekur nga RB Leipzig me 60 pikë.