Kokaina rekord e kapur në Portin e Durrësit ishte fshehur në …..

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë është gjetur në një kontenier në portin e Durrësit.

Veprimet hetimore janë duke u kryer në bashkëpunim me SPAK. Ende nuk dihet sasia lëndës narkotike që dyshohet të jetë mbi 200 kg.

Kontenieri me fruta perime është nisur nga Ekuadori, ndërsa burime thanë se kompania që kishte porositur kontenierin është me qendër në Tiranë.

Priten verifikimet e tjera nga Policia, ndërsa operacioni është në vazhdim dhe pritet të ketë disa arrestime.