Superiore/ Skënderbeu - Tirana, Memelli dhe Shehi rreshtojnë titullarët

Në orën 13:00, në Korçë, luhet sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft e luftuar, duke parë objektivat që kanë skuadrat në kampionat. Korçarët kërkojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për të qëndruar në Superligë, ndërsa bardheblutë duan tri pikët për të mos e lënë ashensorin në ngjitje, ku si fillim kërkohet sigurimi i biletës për në Europë, ndërsa mrekullia do të ishte mbrojtja e titullit.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Viktor, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: M. Memelli

TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Halili, Torasa, Seferi. Trajner: Orges Shehi